SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë, 23 dhjetor 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorit. Reshjet  e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe pritet të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe te territorit. Reshjet nga orët e mesditës fitojnë intensitet mesatar e në periudha afatshkurtra hera –herë të lartë kryesisht në zonën e jugut e verilindjes në formën e shtrëngatave afatshkurta. Në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët e mesatar ndërsa në Alpe stuhi bore ndërsa në zonat kodrinore me intensitet të ulët në formën e flokëve të borës. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar  për shkak të reshjeve.

Era pritet të fryjë me drejtim Juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 8-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 14- 28 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër2/8Re shi/borë
Kukës-2/6Re shi/borë
Lezhë4/7Re shi/flok bore
Dibër-3/2Re shi/borë
Durrës7/12Re shi
Tiranë4/10Re shi/flok bore
Elbasan4/9ballë Re shi/flok bore
Berat2/9Re shi/flok bore
Vlorë7/13Re shi/bore
Korçë-1/4Re shi/borë
Gjirokastër1/8Re shi/borë
Sarandë6/11Re shi/flok bore
error: