Rreth mesditës së të enjtes është çarë diga e hidrocentralit të Bunecit. Lidhur me këtë ngjarje policia e qarkut Vlorë bëri të ditur se …” rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.
Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.”
Prefekti i qarkut Vlorë Platon Nesturi, lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimi u ujit të këtij HEC-i në territorin e bashkisë Himarë bëri të ditur se po llogariten dëmet në rreth 13 bizense./sarandNews.al///
ME SHUME LAJME
Berisha: PD nis shumë shpejt përgatitjet për zgjedhjet vendore
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Ksamil. Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në zonën e pushuesve, ndëshkohet me gjobë 500 000 lekë të rinj bllokim mjeti.