Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në një dalje për mediet bëri me dije se kjo do të zgjidhë shumë shpejt gjithë ngërçin e krijuar, pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë të cilëve u ka skaduar dokumenti i identifikimit.
“Sot Këshilli miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë e krijuar e cila do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar, pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë, me miratimin këtij akti do të kenë mundësi të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese,” tha Hoxha.
Hoxha theksoi se “me miratimin e këtij aktit të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ, duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit”.(Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit