Si sot 58 vjet më parë, në vend nisi lufta ndaj fesë që u manifestua më shkatërrimin e më shumë se 2 mijë objekteve të kultit dhe persekutimin e besimtarëve e klerikëve të të gjitha feve.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli sot në kujtesë fjalimin e diktatorit Enver Hoxha më 6 shkurt të vitit 1967 që nënshkroi një periudhë të vështirë për besimin fetar në Shqipëri.
Ai shpalli “Revolucionarizimin e mëtejshëm të partisë dhe pushtetit”, i cili pasoi me një fushatë të egër kundër fesë dhe klerit.
Pas këtij fjalimi, regjimi filloi një valë terrori, duke shkatërruar më shumë se 2 mijë objekte të kultit dhe duke persekutuar besimtarët dhe klerikët e të gjitha feve. Përmes këtij fjalimi, Hoxha nisi luftën kundër ashtuquajturës “ideologjia fetare” dhe “zakonisht propagandës”, e cila çoi në persekutimin masiv të klerit dhe komunitetit fetar, deri në shpalljen e Shqipërisë si vendi i parë dhe i vetëm ateist në botë, me një ligj të miratuar më 13 nëntor 1967.
Lufta kundër fesë ka pasur pasoja tragjike për klerikët dhe besimtarët shqiptarë, shumë prej të cilëve u vranë ose u torturuan në burgje dhe kampe. Pas 6 shkurtit 1967, mbyllja e kishave dhe xhamive u intensifikua, dhe deri në vitin 1971, mbi 2000 objekte fetare u shkatërruan.
Ky moment është një ndër ata që tregon qëndrimin radikal të regjimit komunist dhe është pjesë e një periudhe shumë të errët të historisë shqiptare.
Një dekadë më vonë në Kushtetutën e vitit 1976 u sanksionua se “ℎ ℎ ̈ ℎ ̈ℎ ℎ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ℎ” ℎ ̈ , ̈ ̈ 1977-̈, ℎ ̈ ̈ℎ 55.”
1 nga 4




ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI