SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetja Ina Zhupa reagon pas protestës te Hipoteka

Deputetja demokrate Ina Zhupa reagoi sot pas protestës së banorëve të fshatit Mana. tir te daert e Zyrave te hipotekës :“Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!”

 Deputetja e Partisë Demokratike, Zhupa, në reagimin e asaj që e cilëson si një tjetër akt grabitjeje të pronave të qytetarëve në emër të “investimeve strategjike”. Sipas saj, banorët e Manastirit, mbi plazhin Pasqyra, rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë një projekti që favorizon një investitor të madh.

Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike,” – është shprehur Zhupa.

Banorëve të Manastirit mbi plazhin Pasqyra do ju prishen shtëpitë e tyre në interes të ndërtimit të një investimi strategjik. Banorët e zonës kanë protestuar sot në Sarandë, po asnjë institucion nuk reagon. Ata kërcënohen për të ikur nga shtëpitë e tyre.

Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik. Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe.

I kam denoncuar që në fillim gjithë masakrat që bëhet me këtë ligj për “vjedhjet strategjike” dhe i garantoj banorët se ne do qëndrojmë në krahun e tyre. “Është vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve, t’i rrafshosh, me qëllimin për t’ia dorëzuar një investitori strategjik.” – theksoi deputetja duke akuzuar ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, se me miratimin e këtyre projekteve po dëmton banorët e zonave bregdetare.

Zhupa ka siguruar qytetarët se do të vijojë të denoncojë këtë fenomen dhe do të qëndrojë në mbështetje të tyre në betejën për të mbrojtur pronat e tyre nga ajo që ajo e cilëson si “ligji për vjedhjet strategjike”.///

error: