


Në fshatin Janjar të bahskisë Konispol u përkujtua një ditë më parë 81-vjetori i krijimi i Çetës territoriale, një formacion i armatosur në mbështetje të luftës për çlirimin nga nazifashistët. Çeta territoriale e Janjarit ka patur komandant Madan Husi dhe zv.komandant Mufit Selmanin.
Me këtë rast në qëndër të fshatit ,në vëndin kur dikur ishte shtëpia e Mino Alushit,(vëndi i formimit të Çetës),u vendos një pllakatë përkujtimore me ndihmesën e krytearit të fshatit, Ajdin Dule dhe të shoqatës ” Rinia e Janjarit”.
Mine Sulo dhe Ilirian Haxhiu , vendosën pranë pllakës përkujtimore një kurorë me mbishkrimin “Lavdi formimit të Çetës teritoriale të Janjarit”. Me këtë rast, të pranishmëve ,banorë të fshatit Janjar,të ardhurëve nga fshatra dhe qyteti i Sarandës, u foli përfaqësuesi i kryesisë së veteranëve të Sarandës , Baki Zyla.


Në këtë takimin përkujtimor u mbajt edhe një kumtesë nga Ilirian Haxhi i cili nënvizoi rëndësinë e këtsaj ngjarje historike të rëndësishme. Përshëndetën edhe Luftëtar Brahimi, Dilaver Sulo dhe Shkëlqim Selmani.
Nder dhe lavdi 40 pjesëmarrësve të ” Çetës Territoriale të Janjarit”, mundi ,sakrifica dhe gjaku i tyre i derdhur në luftë nuk harrohet.

Gjashtë nga pjesëmarrësit e Çetës territoriale të Janjarit, si: Ferik Çarçani, Maliq Tena, Mehmet Xhaferi, Sadik Sulo, Shaban Tare dhe Elmaz Sulo, janë sot dëshmorë të lirisë së atdheut./Ervin ÇUKARI-sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI