Dita e sotme parashikohet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri