SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Opinion: Dhe disa shqetësime allashqiptarçe në rrjetet sociale.Trump, Zelenskyt : “Po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore”

Nga Kozeta ZYLO

Lexoj se jane perfshire gati cmendurisht nje numer i konsiderueshem shqiptaresh ne rrjetet sociale duke e mallkuar gjer me vdekje Presidentin e Amerikes Donald Trump si presidenti me I votuar nga populli amerikan ne historine e tij, per takimin qe pati me Zelenskin Presidentin e Ukraines te perfshire ne lufte me Putinin.

Marreveshja per te firmosur kontraten midis dy presidenteve deshtoi ne kete conference duke ngjallur tensione te medha, natyrisht nuk jam per tensione te tilla… Kuptohej qe Zelensky erdhi per te marre avantazh me te madh, per te marre siguri nga Amerika per te fituar luften me Putinin. Zelenski harroi se kur kerkon ndihme kapitale per te ruajtur koken tende dhe te popullit qe perfaqeson nuk mund te behesh diktues I bisedes dhe ta udheheqesh ate duke marre pozat e nje superfituesi pozat e nje “Curcilli” qe te genjen mendja se je I tille… Presidenti Amerikan po te kerkon te beni Paqe, ku eshte gabimi I ketij ketu? Ti kerkon te vazhdosh luften, pa gjetur asnje shenje diplomacie per Paqe, por kerkove te beje te fortin perballe nje sueperfuqie qe te ka ndihmuar me $350 billion, paret e taksapaguasve amerikane me shume se cdo vend ne bote dhe ti s’do te ishje dhe luaje kurre te fortin pa Ameriken demokratike.

Po le te hidhemi tek rrjetet sociale ku shqiptaret I behen mburroje Zelenskit sikur te ishin superfuqia me e madhe boterore, kur ne fakt shtetet tona nuk jane kurre vendimmarrese ne arenen boterore, por Pavaresite dhe shpetimin e Kombit tone e kemi pare vetem nga Amerika. Kjo ka ndodhur ne pikat me nevralgjike te Kombit, ne vitin e Pavaresise 1912 dhe ne vitin 2008 me Pavaresine e Kosoves ku Europa I kishte ndare copa copa. Ju lutem tregohuni mirenjohes, lereni Presidentin e Amerikes te beje ai Politiken, jo ju te shpreheni gjer qe Amerika eshte agresore, apo vdekte Presidenti Trump. Jo keto jane shume denigruese, shume provokuese dhe shume alarmuese…

Jam e sigurte se sikur ju mallkuesit e Amerikes te ishit kaq vigjilent perballe shtetareve tane te te gjitha koherave me nje korrupsion kriminel gallopant nuk do te ishim ne fund te Europes…

Nje pyetje kam per ju shkruesa: Ju qe betoheni per Ukrainen dhe Palestinen qe cuditerisht te dyja nuk e kane njohur Kosoven martire, pse nuk shkoni te luftoni atje ne Ukraine dhe mundeni Putinin meqense perbetoheni kaq shume per keto shtete qe nuk e njohin shtetin shqiptar Kosoven?

Keto jane politika shume te medha dhe nuk kemi kellqe te mbrojme apo te luftojme per shtete te tjera, pasi Ameriken e kemi aleat kryesor, partner te fuqishem dhe pa ate egzistenca jone nuk do te ishte ne dy pikat nevralgjike kombetare qe kam permendur me lart.

Lereni Trumpin te vazhdoje te luftoje per Paqen ne Ukraine, I cili dhe pse ne momente tensioni te medha e ftoi duke I thene: Kur te jesh gati kthehu prape per te diskutuar per Paqen.

Kam shprese se do ta gjejne gjuhen diplomatike per Paqen, nese Zelenskit nuk I ka marre koka ere si “kapo I fitores” duke degjuar disa lider europian qe ruajne vehten e tyre duke e perdorur si mashe Zelenskin qe te mos djegin duart e buta te tyre… dhe ta lene presidentin e Ukraines te luaje kumar me Luften e Trete Boterore, qe mos ardhte kurre, kurre! ( 1 Mars, 2025, New York)/sarandaNews.al///

error: