Misteri rreth zhdukjes së Likometit u thellua kur rrobat dhe telefoni i tij u gjetën në breg të detit. Dyshimet u shtuan kur telefoni i tij ishte aktiv deri në orën 16:00 të 8 marsit, përpara se të fikej, duke e bërë të vështirë lokalizimin e personit të zhdukur.
Familjarët dhe miqtë e viktimës janë tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një akt vetëflijimi apo nëse ka rrethana të tjera të dyshimta që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.
Gjendet trupi i pajetë i Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës
Ksamil, 9 mars 2025 – Pas 2 ditë kërkimesh, autoritetet kanë gjetur trupin e pajetë të Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës.
49-vjeçari nga Tirana, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit, dyshohet se është vetëmbytur, por hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve policore, trupi u gjet në 8 mars në orët e pasdites dhe u transportua për në morg, për të kryher autopsinë dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit