Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.
Vranësira do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore hera –herës me intensitet mesatar. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në lartësitë mbi 800-900m ndërsa në male e Alpe me intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton dhe shpejtësi deri në 12-15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/20 | Re shi diell |
| Kukës | 12/20 | Re shi/borë diell |
| Lezhë | 14/19 | Re shi diell |
| Dibër | 13/18 | Re shi/borë diell |
| Durrës | 11/22 | Re shi diell |
| Tiranë | 15/21 | Re shi diell |
| Elbasan | 11/21 | Re shi diell |
| Berat | 14/21 | Re shi diell |
| Vlorë | 15/20 | Re shi diell |
| Korçë | 11/16 | Re shi/borë diell |
| Gjirokastër | 14/16 | Re shi diell |
| Sarandë | 13/20 | Re shi diell |
/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI