Në selinë blu të Degës së PD Sarandë në prani të anëtarëve të Kryesisë, u bë sot (21 mars) prezantimi i kandidatëve për deputetë: Matilda Qurku dhe Skënder Muço, për zonën Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.
Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, kandidati për deputet, Atird Hoxha, kryetari i komanduar i PD-s Dega Sarandë, Shpëtim Ahmeti, sekretari politik i Degës, Ibrahim Barjami, etj,.


Në një status në faqen e saj zyrtare, kandidatja dhe ish kryetarja e PD, Manjola Cikuli Nikollo u shpreh se “Kryesia e degës shprehu mbështetjen e plotë për këta kandidatë, besimin në fitoren e Partisë Demokratike dhe angazhimin maksimal për triumfin në zgjedhjet e 11 majit.


Si ish-Kryetare e PD Sarandë dhe pjesë e grupit të punës, sot kam kënaqësinë të mbështes Partinë Demokratike në këtë garë të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Besoj fort se me unitet, vlera dhe përkushtim, do të arrijmë të rikthejmë shpresën dhe ndryshimin që qytetarët presin.-theksoi kandidatja për deputete, Nikollo.//(sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI