Përmes një video në rrjetet sociale, Ardit Bido thotë se se Berisha doli sërish blof lidhur me akuzat për zyrën elektorale të PS në Delvinë. Sipas tij, përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike dhe jo më larg se 100 metra është edhe zyra e kandidates së PD-së.
‘Bllofi i radhës i doktorit erdhi dhe në Trojë: kandidatja nuk shikon selinë e saj. O doktor, prapë bllof?! Çdo ditë do të merresh me mua? Nuk të del koha të merresh me qytetarët, por merresh me mua, çdo mëngjes, si detyrë e parë. Merr frymë, doktor! Sot zgjodhe Delvinën për të hedhur baltë. Trojë e quajmë ne që jemi të këtij qyteti, që e kemi në gjak, në zemër, në rrënjë. Dërgove një gocë të mirë të partisë, që s’ka lidhje me Delvinën, të sajojë një “tmerr” pranë KZAZ-së.
Na tregoi se aty ndodhet zyra jonë elektorale… por harroi të shikojë rrotull! Sepse përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike. Edhe zyra e kandidates së PD-së, jo më larg se 100 metra. Doktor, të lutem, mos dil më bllof! Nuk po funksionon. Qytetarët janë më të zgjuar se kaq. E dinë vetë kush punon dhe kush bën teatër. Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Dhe s’mbërrijnë dot në Parlament. Në Trojë, votojnë trojanët. Dhe ti e di shumë mirë kush do të votohet. S’ke ku të shkosh, përveçse përballë me mua. Mos u tremb, doktor. Do shihemi në Parlament. Deri atëherë’, thotë kandidati socialist për deputet Ardit Bido.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI