Prej më shumë se 24 orësh, një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqej një luan, i cili kafshoi në kokë një burrë, i cili tentoi ta përkëdhelte.
U desh ndërhyrja në moment e të zotit të luanit, i cili e goditi me shuplakë, duke bërë që kafsha të tërhiqej dhe burri të shpëtonte fatmirësisht pa lëndime serioze.
Luani ndodhej në shkallët e një ballkoni të një vile dhe nga e folura, kuptohej se bëhej fjalë se ngjarja kishte ndodhur në jug të vendit, pa e ditur vendin ekzaktësisht.
Mediat raportojnë se luani që u bë viral ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit, ku një familje e mban në banesë si “mace shtëpie”.
Këtë fakt e dinin të gjithë banorët e zonës, por askush nuk kishte denoncuar tek autoritetet.
Mësohet se policia e Fierit po bashkëpunon me autoritetet për largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.
Gjithsesi, deri më tani nuk ka patur asnjë komunikatë.
Mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI