Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve, është gjetur i varur në një serë në Volos.
Një ambulancë ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por tashmë ishte tepër vonë pasi ekipet e shpëtimit thjesht konstatuan vdekjen e tij. 55-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte punuar në zonë gjatë viteve të fundit dhe ishte veçanërisht i njohur dhe i dashur në komunitetin lokal.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike. Edhe pse gjithçka tregon se bëhet fjalë për një vetëvrasje, të gjitha mundësitë po shqyrtohen.
Trupi i pajetë i burrit është dërguar për autopsi, e cila pritet të zbardhë shkaqet e sakta të vdekjes së tij.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri