Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.
Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Rama ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.
“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, thekson më tej Rama.
Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.
Ndërkohë, më herët gjatë këtij turi, Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Düsseldorf (Gjermani), në Nju Jork (SHBA), si dhe në Londër (Angli). Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, Rama vizitoi edhe qytetin e Selanikut në Greqi, si dhe zhvilloi një takim të mëparshëm në Milano.(Arbi FORTUZI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI