Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta dhe më të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale dhe intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje alternime vranësirash kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/21 | Diell re shi |
| Kukës | 9/22 | Diell re shi |
| Lezhë | 13/22 | Diell re shi |
| Dibër | 14/20 | Diell re shi |
| Durrës | 12/25 | Diell re shi |
| Tiranë | 15/25 | Diell re shi |
| Elbasan | 12/24 | Diell re shi |
| Berat | 13/24 | Diell re shi |
| Vlorë | 17/23 | Diell re shi |
| Korçë | 10/20 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 11/25 | Diell re shi |
| Sarandë | 14/20 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit