SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nis projekti i rrugës që lidh Malësitë e Tepelenës me Gjirokastrën

Drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër Mirela Kumbaro, gjatë një vizite në fshatin Golëm ka ndaluar pranë kantierit ku po punohet për të lidhur zonën e malësisë së Tepelenës me fshatrat e Gjirokastrës, me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

“Në Golëm, ku kam ardhur të takoj banorët, blegtorë të jashtëzakonshëm, dhe tani kanë filluar edhe bujtinat e para ndërkohë që nuk imagjinohej se mund të arrihej kaq kollaj. Më vjen shumë mirë që gjatë rrugës arrita të shoh kantierin që ka filluar tashmë për të lidhur Tepelenën me Gjirokastrën në pjesën e Labërisë, nga Progonati në Golëm e në Kolonjë, si një zonë e jashtëzakonshme turistike. Këtu meritën e kanë njerëzit. Janë njerëzit që kanë hapur fillimisht rrugën për zhvillim, sigurisht infrastruktura do t’i ndjekë”, u shpreh Kumbaro.

Projektet e reja infrastruktore si unaza e Çajupit ose rruga e Vjosës që do të lidhë juglindjen e vendit me bregdetin e Jonit, do të nxisin ekonominë e zhvilliuar prej turizmit në zonën e Permetit, Tepelenës, Zagorisë, etj.///

Video Player

error: