I anatemuar sistematikisht nga kreu i PS Edi Rama, Agron Shehaj i partisë së djathë MUNDËSIA deklaroi nga Saranda se ” Ndryshimi është proces, shqiptarët duan thjesht të punojnë.
Pyetjes se kush ka bërë më shumë për këtë vend Sali Berisha apo Edi Rama , Shehaj duke takuara një grup banorësh në Sarandë në shëtitoren “N. Frashëri” buzë detit , u përgjigj: Në fakt, të vetmit që kanë bërë për këtë vend janë shqiptarët. Shqipëria po, ka bërë përpara po, falë punës së shqiptarëve dhe jo të politikanëve.
Sepse sa më shumë sheh botën e lirë, aq më shumë të dhemb që Shqipëria është lënë në duart e të korruptuarve. Nëse Shqipëria vazhdon të jetë nga vendet më të varfëra në Europë përgjegjësia është e politikës. deklaroi nga Saranda Agron Shehaj, kreu i partisë MUNDËSIA./ Nina XHermëhalla-sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI