Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediet iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.
“Thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.
“Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari. Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha tha se kushdo që shkel ligjin do të mbahet përgjegjës dhe se sot sovrani jep një verdikt historik.
“Çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz. Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik. Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta”, tha Berisha. ///
ME SHUME LAJME
Borsh. Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Rritje e potencialit si destinacion kulturor
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”
Opinion.Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut