Festa e Midhjes rikthehet në Ksamil, më 30 dhe 31 maj 2025, duke sjellë një përvojë autentike mesdhetare që ndërthur gastronominë me kulturën dhe argëtimin në bregdetin e mrekullueshëm të jugut.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ftoi qytetarët të bëhen pjesë e festës duke theksuar se “Festa e Midhjes e kthen Ksamilin në një skenë mesdhetare shijesh, ndjesish e emocionesh me dekor valët e detit dhe perëndimin e diellit”.
“Një traditë që feston vlerat dhe produktin lokal, na fton jemi të gjithë së bashku në Ksamil, për t’i dhënë mirëseardhjen një sezoni turistik veror si asnjëherë më parë”, nënvizoi Kumbaro.
Festa e Midhjes është një nga aktivitetet më të veçanta të sezonit turistik në jug të Shqipërisë dhe synon të promovojë produktin unik të zonës – midhjen e Liqenit të Butrintit, e njohur për cilësinë e saj të lartë dhe shijen karakteristike.
Festa e Midhjes ka nisur si një iniciativë për të promovuar kulturën kulinarike të zonës dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit gastronomik. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota