Askush nuk është imun nga Aksidentet Rrugore, nga i Pari i Shtetit deri te fëmija që lind sot!
Sot më shumë se kurrë, duhet të kuptojmë një të vërtetë të thjeshtë: Askush nuk është imun nga aksidentet rrugore, as politikanët, as drejtuesit e makinave, as këmbësorët, as fëmija që sapo lind. Të gjithë jemi përdorues të rrugës dhe të gjithë jemi të rrezikuar nga mungesa e sigurisë dhe nga një sistem, që ende nuk respekton jetën njerëzore siç duhet.
Sot në Shqipëri: –
Humbja që pëson shteti nga një viktimë rrugore është llogaritur rreth 116,000 euro për një viktimë fatale, por çuditërisht edhe kjo vlerë dëmshpërblimi financiar që i paguhet viktimës ose familjes së tij shpesh është shumë më E ulët dhe nuk përkon me këtë shifër!
Në vendet e BE-së dhe të zhvilluara, jeta e një qytetari vlerësohet me 2 deri në 4 milionë euro minimalusht për një viktimë fatale, duke përfshirë jo vetëm dëmin ekonomik (të ardhurat e humbura), por edhe dëmin moral, social dhe psikologjik që përjetojnë familjarët dhe shoqëria. Ky vlerësim bazohet në metodologjinë Value of Statistical Life (VSL), që respekton jetën njerëzore si vlerë e pakrahasueshme.
Në Shqipëri, përllogaritja e humbjes sociale nga një viktimë rrugore bazohet kryesisht tek metodika e kapitalit njerëzor — që merr në konsideratë vetëm të ardhurat ekonomike të humbura dhe shpesh lë në vlera pothuaj inekzistente për dëmin biologjik, moral, ekzistencial, që përjeton familja dhe shoqëria.
Dëmi jopasuror që u paguhet viktimave në Shqipëri është minimal, thjesht simbolik, që nuk mbulon asnjë nevojë reale të familjes së viktimës.
Kompanitë e sigurimeve përdorin regresin për të paditur drejtuesin e mjetit që ka bërë sigurimin detyrues (TPL), duke ia kaluar atij faturën financiare dhe duke e fundosur ekonomikisht — edhe për shkelje minimale si një gotë alkool apo një detaj administrativ si fuqia motorike mbi 55 kW/ton. Ligji nuk është ky, është i keqinterpretuar, i keqkuptuar dhe në qoftë i tillë në dyshim apo i “lëkundur” të ndryshojë, ti jepet forma ashtu siç realisht duhet të jetë.
Viktima nuk është ekspert i fizikës, i matematikës apo i analizave teknike të aksidentit , ai është një qytetar që nuk mund të parashikojë momentin e aksidentit, nuk ka dhënë provim Kodin Rrugor dhe si i tillë ai duhet të dëmshpërblehet, jo të mbetet pa mbrojtje!
Kjo nuk është drejtësi — është një padrejtësi që duhet të marrë fund! Unë kërkoj që qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
Me ligje dhe rregullore (VKM) që të garantojnë dëmshpërblim të drejtë dhe dinjitoz për viktimat dhe familjarët e tyre, sipas standardeve të BE-së.
Me ndalimin e regresit të pajustifikuar që shkatërron ekonomikisht drejtuesin e mjetit që ka bërë siguracionin detyrues.
Me ligje që të mos ndikohen nga interesa të ngushta politike apo ekonomike, por të bazohen në respektimin e jetës njerëzore që nuk ka çmim.
Nga ana tjetër avokatia të kuptoj që nuk është “aksioner biznesi”, kujdes!
Ligjet duhet të hartohen me ekspertizë të mirëfilltë, transparente, të pavarur nga çdo ndikim, duke parë në radhë të parë jetën qytetare dhe dinjitetin e secilit qytetar shqiptar!
Shqipëria është në negociata për hapjen e kapitujve me BE, le të tregojmë me vepra& ligje që jemi gati të përqafojmë vlerat europiane dhe të mos mbartim padrejtësi mbi shpinën e qytetarit shqiptar!
Like dhe share për këtë status — sepse askush nuk është imun nga aksidenti rrugor, që nga i pari i shtetit deri te fëmija që lind sot. Jeta dhe dinjiteti i çdo qytetari shqiptar është dhe duhet të jetë prioritet kombëtar! Faleminderit! (Ing. Mamir Hodo, Ekspert i Sigurise Rrugore)/SARANDANEWS.AL.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade