SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit. Java nis me temperatura të larta

Dita e hënë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

moti

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët me orë të gjata me diell, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 38 gradë celcius.

Në zonat malore, sidomos gjatë mesditës, nuk përjashtohen kalime të pakta të vranësirave të larta dhe transparente, por pa ndikim në ndjesinë e përgjithshme të motit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe intensitet mesatar deri në 7 m/s.

Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet që era të jetë më e theksuar, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 12 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët që pritet të jetë në nivelin 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/35Diell
Kukës17/34Diell pak re
Lezhë17/35Diell
Dibër16/34Diell pak re
Durrës18/36Diell
Tiranë22/36Diell
Elbasan21/37Diell
Berat18/37Diell
Vlorë20/35Diell
Korçë16/34Diell pak re
Gjirokastër15/36Diell
Sarandë19/35Diell
error: