Nga Viktor AVDIAJ
Mungesa e parkimi pritet të reduktojë numrin e vizitorëve në qytetin e Sarandës.
Me dhjetra pushues kur nuk kanë mundësi parkimi, drejtohen në Ksamil ose zona të tjera për siguri të automjetit që në disa raste ka vlerë deri në 100 000 euro. Tashmë, Saranda konsiderohet ‘No parking City‘.
Mysafirët sapo vinë në qytet ju drejtohet shprehja, ‘Ej, mos parko aty”!
Më herët sarandiotët i prisinin vizitorët me një mikëpritje mjaft ndryshe.
Në disa raste ka patur të plagosur dhe viktima për parkimet . Policisë rrugore situata i del nga kontrolli në kulmin e sezonit .
Tashmë, nuk ka asnjë hapësirë të madhe publike parkimi, gjë që e vendos Sarandën në një vështirësi për rritjen e fluksit të vizitorëve.
Nëse janë ndertuar me mijëra dhoma, apartamente dhe njësi akomodimi, për parkim, nuk ka menduar askush.
Turisti,ka ku të flejë por s’ka ku të lërë automjetin. Në këtë situatë , a mund të shtojmë fluksin e njerëzve kur s’ka siguri për mjetet që do e sjellin këtë fluks?/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë