

Institucioni Avokati i Popullit në bashkëpunim me Zyrën rajonale të këtij institucioni në rajonin e Sarandës, organizoi në qytetin bregdetar veprimtarinë: ‘Dita e Hapur’.
Në këtë veprimtari të zhvilluar në një nga mjedis e bashkisë , dhjetra qytetarë nga rajnoni i Sarandës nga fshtrat e Finiqit, etj., patraqitën ankesa për veprimet dhe mosveprimet e administratës publike vendore të cilat kanë cënuar të drejtat në fushë të pronësisë, të të drejtave të njeriut, etj,.
Në takimet e drejtpërdrejta të komisioneres Erinda Meli si dhe nga ndihmës komisionerët e Avokatit të Popullit Arben Gjoleka, Brunilda Kasmi dhe Alket Jaupi, qytetarët dhanë dëshmi, fakte e dokumenta mbi shkelje të ndryshme të të drejtave, për zvarritje, në përgjigje të ankesave dhe neglizhenca nga punonjës, specialistë po edhe drejtues të njësive të ndryshme vendore.
Sipas Arben Gugës, përfaqësues i Zyrës rajonale të Avokatit të Popullit në Sarandë, me rëndësi gjatë kësaj Dite ishin edhe takimet e punës të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit me zyrtarët kryesorë të bashkisë dhe Zyrës së Kadastrës për problematika që lidhen me kryesisht me ankesat konkrete të qytetarëve dhe vonesat e përgjigjeve nga këto institucione.
Avokati i Popullit shqyrton ankesat ose kërkesat ndaj: organeve të administratës qendrore, pushtetit vendor dhe të tretëve që veprojnë për llogari të tyre, ndaj policisë, shërbimit sekret, burgjeve, forcave të armatosura dhe pushtetit gjyqësor si dhe ankesa apo kërkesa të tjera që nuk përfshihen në dy seksionet me sipër, bashkëpunon me organizatat joqeveritare si dhe bën studime në fushën e zbatimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Njësia për Parandalimin e Torturës merret me inspektimet dhe vizitat në ambientet ku është privuar liria e individit, me qëllimin për të parandaluar rastet e torturës apo dënimeve të tjera çnjerëzore dhe degraduese./Nga SH.HAJNO-Fotot: Spiro ÇAKULI) SARANDANEWS.AL///






ME SHUME LAJME
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para
TTW: Nga e panjohur në një super destinacion, historia e suksesit të Shqipërisë