Këshilli i Ministrave miratoi të enjten vendimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.
Ndryshimet, të propozuara nga zëvendëskryeministri, synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
Vendimi parashikon rritje page në masën 65 000 lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm””.
Po ashtu është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm. Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025, përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit dhe fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.(Marseda QEFALIA)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI