Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje hera-herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje pritet ndërprerje graduale e tyre.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.
Detet pritet të kenë valëzim 1 deri në 2 ballë.///


ME SHUME LAJME
Ksamil. Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë
“Turisti per Caso”: Shtatë ditë në Shqipëri, udhëtim mes magjisë së Rivierës, detit dhe historisë mijëravjeçare
Ndarja territoriale. Bido: Harta e re e reformës territoriale respekton historinë, identitetin dhe vullnetin e qytetarëve