Nga Natasha LUSHAJ (Spahiu) *)
Sigurisht, pati konfuzion në fillim, pasi u mësua se Kadare kishte kërkuar azil politik jashtë vendit. Sidomos nga ata që ishin mësuar t’ua shkoqitnin gati mesazhet e veprës (veprimeve) të Kadaresë. Si çdo gjë tjetër: domethëniet, kuptimet vinin të “qartësuara” nga lart, s’kishte nevojë të mendoje me trutë e tua.
Por shpejt Ai foli vetë: me libra, me intervista, me letra drejtuar të fuqishmëve të botës, me ndërhyrje në çështje e momente kritike për shqiptarët. Doemos, lukunia e lehjeve nuk resht as sot. Jo më kot Ai i quan “lehës”.
Janë edhe mbrojtësit e rremë, ata që e donin/duan Kadarenë të ngjashëm me një bust a monument bronxi që në gjallje, të gdhendur një herë e përgjithmonë. Që Kadareja i pas-’90-ës të fliste me të njëjtat simbolika e mesazhe si ai i para’90-ës. Pse? Sepse nuk dinin ta lexonin, ta kuptonin e interpretonin. Paaftësi a leverdi?…
E vërteta është që Ai e ripunoi deri në fund të jetës veprën e tij, në mënyrë që mesazhet e saj t’u përshtaten të gjitha kohërave, edhe kur Ai vetë të mos ishte më.
E dinte se VEPRA AUTENTIKE ka aftësinë të vetëtransformohet sa herë të lexohet. (*Prof.Natasha LUSHAJ (Spahiu), është studjuese, pegagoge e letërisë)./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI