Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që shiste lëndë narkotike në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohen doza me kokainë dhe kanabis, gati për shitje.
Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi