Parku Natyror i Porto Palermos është një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, mes ujërave të kristalta të Jonit.
Plazhet e kristalta dhe natyra e paprekur plotësojnë një ofertë të përkryer për të gjithë vizitorët, qofshin vendas apo të huaj. Shumë shpejt ky vend special, i cili është kthyer në një skenë të përkryer për evente kulturore dhe artistike, do të mikpresë edicionin e pestë të Porto Palermo Festival, ideuar nga violinisti i mirënjohur Olen Cesari.
Festivali sjell çdo vit artistë virtuozë si dhe vizitorë nga e gjithë bota, për të ndjekur festivalin e njëkohësisht për të zbuluar këtë vend duke ndjerë frymën e historisë në çdo cep.
Festivali zhvillohet në kalanë e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të 19-të, si dhuratë për gruan e tij, Vasiliqinë. Arkitektura e veçantë e kalasë tregon për mjeshtërinë e ndërtimit dhe inteligjencës strategjike. Nga kullat e larta dhe muret mbrojtëse syri sheh një horizont të pafund, ku deti dhe qielli bashkohen në një pamje mahnitëse.(Edlira RUZI)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI