= Një grup i zgjeruar i gazetarëve nga Kosova vizitoi Sarandën dhe mori pjesë në konferencën për shtyp të kryebashkiakut Adrian Gurma. Ne nje panel organizuar jashte godines se bashkise per shkak tw protokollit aticovid-19,, kreu I bashkise Gurma I shoqeruar nga nje gazetare e RTK dhe drejtuesi I kompoanise turistik nderkombetar “Shgari Travel”, u uroi miqve nga Kosova mireseardhjen dhe shprehu besimin per perspektivat me te mira ne zhvillimet turistike ne Sarande, Shqiperi e Kosove.

Pasi permendi situaten jo te favorshme ne kete sezon turistik ne sarande per shkak te pandemise, Gurma vuri ne dukje para gazetareve : “Shpresoj edhe me bashkepunimin ne te ardhmen me nje nga operatoret me te te rendesishem turistik te Kosoves , ne te ardhmen te kemi bashkepunime te tilla ne menyre qe te bejme te mundur vizitueshmerine me te larte per bahskekombasit dhe vellezerit tane kosovare per ate cka Saranda ofron, jo vetem gjate sezonit por ne te gjitha stinet e vitit”.

Gurma mbeshteti idene qe takime te tilla te mundesohen edhe ne Kosove, pse jo edhe ne televizionet kryesore atje, ku siç permendi ai ” ka folur per Saranden disa here ne lidhje te drejtperdrejta“.

Kreu i Bashkise u permendi gazetareve kosovare se tashme eshte nje praktike e njohur promovuese per Saranden, organizimi ne Prishtine i eventit vjetor “Ditet e Sarandes”

Nga ana e tyre gazetaret e pranishem nga Kosova dhe Saranda adresuan ceshtje te ndryshme ne pyetjet e tyre drejtuar zotit Gurma duke marre edhe pergjigjet per nje informacion me te plote qe do ta percjellin ne mediat e tyre .
Problematika e pyetjte-pergjigjeve Gurma-gazetare, perfshiu disa çeshtje si: situata e pandemise ne Sarande; sa respektohen distancat sociale ne plazhet e Sarandes dhe Ksamil; çmimet qe ofrohen aktualisht ne Sarande; vendi i prodhimeve kosovare ne tregun e qytetit bregdetar, etj,.

Turi i gazetareve kosovare vijoi me tej ne atraksione turistike dhe te trashegimise kulturore si shetitje me anijen turistike “Onhezmi”ne Gjirin e Sarandes, vizita ne qytetin Antik te Butrintit, ne kalane e lekuresit, ne ksmail, etj,.
Turi i gazetareve kosovare ne Sarande eshte i pari i ketij lloji ne klimen e promovimit mediatik turistik ne Kosove te resurseve te Sarandes dhe rajonit te saj.////
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit