Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi nga detyra prokurorin e Sarandës Kledian Llaho, duke ndryshuar vendimin që kishte marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) tre vite më parë.
Vendimi u mor sot në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.
Kledian Llaho u konfirmua në detyrë më 22 dhjetor 2022, por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, ankimoi vendimin e KPK-së në mars të vitit 2023, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes.
Më 31 janar 2024, KLP i dha Llahos një “vërejtje publike”, ndërsa më 10 prill vendosi uljen e pagës së tij me 20% për tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të prokurorisë. Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.
Vendimmarrja e Kolegjit për shkarkimin e Llahos nga detyra është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI