Violinisti i shquar shqiptar Robert Papavrami është ndarë sot nga jeta. Papavrami ishte pedagog i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë dhe babai i violinisit Tedi Papavramit.
Akademia e Shkencave ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të violinistit.
“Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, shkruan Akademia e Shkencave.
Në nëntor 2014 Robert Papavrami, pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.