Situata e zjarreve në bashkinë e Finiqit është përkeqësuar gjatë natës. “Natë tepër sfiduese” e cilësoi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu situatën në Finiq, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol, Sarandë, të mbështetura nga 5 zjarrëfikëse dhe 70 efektivë të FA, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave: Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë e Krongj.
Sipas MM u realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjekësore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.
Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri.
Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.
Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim.
Zjarret ne Finiq/









ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI