SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zjarret, Finiq.MM: Operacione nga toka dhe ajri

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën në vatrat aktive të zjarreve në vend.

MM bën me dije se trupat e Forcave të Armatosura dhe emergjencat civile të qarkut Vlorë, së bashku me mjetet zjarrfikëse, po vijojnë ndërhyrjen nga toka në fshatrat Livinë dhe Navaricë, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq.

Gjithashtu, po zhvillohen edhe operacione nga ajri që po mbështeten nga avioni “Canadair” kroat dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë hedhje të vazhdueshme mbi vatrat e zjarrit.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, thekson MM, teksa shton se, autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

MM nënvizon se, ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.(Ermira ISUFAJ).///

error: