Reshje shiu pritet të nisin në disa zona të vendit që janë prekur gjatë ditëve të fundit nga zjarre shkatërrimtare.
Sipas pamjeve satelitore, reshje shiu priten në Sarandë, Delvinë, disa zona të Vlorës, Leskovik, Poliçan, Rrogozhinë, Tiranë, Fushë-Krujë, Laç dhe Lezhë.
Zonat ku janë raportuar zjarre dhe retë me ngjyrë gri
Një pjesë e madhe e territorit të Shqipërisë është e mbuluar nga retë.
Reshjet në këto momente jo vetëm që do të ndikonin ndjeshëm në shuarjen e disa vatrave të zjarreve, por do të parandalonin edhe ndezjen e vatrave të reja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI