I riu me origjinë nga Tepelena, Olsien Muçobega është bërë simbol i humanizmit në Greqi, kur kamerat e fiksuan spontanisht teksa ai shpëtonte një dele nga zjarri që kishte rënë në Patra. Ai e mori kafshën në krah dhe po e largonte me shpejtësi nga flakët, teksa ndodhej mbi motor.
“Imazhi u bë viral, preku të gjithë kombin grek dhe nxori në pah anën më njerëzore të një dite katastrofe”, shkruan Protothema, duke i bërë jehonë veprimit të shqiptarit.
Megjithatë, Olsi 33-vjeçar ka treguar se ky nuk ishte akti i tij i vetëm. Siç ka zbuluar për median greke, në të njëjtën ditë ai shpëtoi edhe kafshë të tjera, mes tyre qen të lidhur që i kishin braktisur.
“A e dini sa kafshë shpëtuam? Dhe qen, shumë qen të lidhur. Po çmendem me atë që bëjnë njerëzit, ata ikin dhe i lënë qentë të lidhur. Kjo nuk është neglizhencë, është krim”, është shprehur shqiptari.
Nga Tepelena në Patra
Olsien erdhi në Greqi në moshën vetëm 3 vjeç, nga Tepelena. Babai i tij ishte ndërtues, nëna e tij shtëpiake dhe ai u rrit duke punuar që në moshë të vogël. Gjatë jetës së tij ai punoi si piktor, shpërndarës dhe mbështjellës në një restorant fast food. Ai është i martuar me greken Maria-Eleni, me të cilën ka dy fëmijë, Georgianna dhe Jasona.
Pavarësisht rrënjëve të tij dhe shumë viteve të pranisë në Greqi, ai vazhdon të përballet me pengesa burokratike: “Kam një problem me rajonin, nuk më japin leje, ndërsa normalisht duhet të kisha marrë një pasaportë greke”, thotë ai me hidhërim.(Amerikan Ey)///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë