SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ujëvara e Peshturës, të cilën e cilëson si perla e fshehur e Progonatit dhe Lekdushit në zemër të Tepelenës.

“E fshehur mes shkëmbinjve dhe gjelbërimit, kjo ujëvarë e kristaltë rrjedh si një melodi natyrore që të fton të përjetosh qetësinë, freskinë dhe mrekullinë e saj”, theksoi Kumbaro.

Ministrja nënvizoi se, ujëvara e Peshturës është një tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa, që pret të zbulohet nga çdo vizitor.

Ujëvara e Peshturës ndodhet pranë Progonatit dhe Lekdushitn në Tepelenë dhe për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës,(NJA,Njësia Administrative Kurvelesh, bashkia Tepelenë.)

Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.

Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt ujëvarës së Peshturës.

Drejt ujëvarës së Peshturës mund tëmblrrihet në dy drejtime: Tepelenë-Bënçë-Lekdush ose Qeparo-Kuç-Gusmar-Progonat. Parku Kombëtar i Vjosës (lumi i fundit i egër në Europë) ndër pasuritë e tij përfshin edhe lumenjtë Drino dhe Bënçë. (Gjergji MIMA)///

error: