Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja e Dredhës vjen pas kritikave të ashpra të Kryeministrit sa i përket keqmenaxhimit të punëve në Bashkinë e Vlorës si dhe ndërtimeve pa leje.
Dredha u zgjodh në krye të bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e vitit 2023.
Kryeministri e kritikoi për mungesën e furnizimit me ujë gjatë sezonit veror në këtë bashki duke e konsideruar si situatë të papranueshme si dhe për situatën e mbetjeve.
Po ashtu Rama bëri një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me Dredhën duke thënë se Bashkia e Vlorës ka arritur deri në absurditet të financojë me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.
Po ashtu e kritikoi duke thënë se, bën një sy qorr ndaj ndërtimeve pa leje që janë bërë në bregdetin e Vlorës./ CNA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI