Një 21-vjeçare me banim në Sarandë rezulton e zhdukur prej dy ditësh, duke shkaktuar shqetësim të madh tek familjarët e saj. Sipas informacioneve, denoncimi është bërë nga e afërmja e të resë, e cila iu drejtua policisë së Fierit për të raportuar humbjen e kontakteve. Menjëherë pas denoncimit, forcat e rendit kanë nisur kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”
Aktualisht, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI