SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zbardhen disa raste vjedhjeje në Sarandë, arrestohen tre autorët

Tre të rinj të akuzuar për plaçkitje në seri të banesave dhe bizneseve në fshatra e lagje të qytetit të Sarandës kanë rënë në prangat e policisë. Të dyshuarit e identifikuar si Majko Shahini, Arjan Skura dhe Mario Rakipi nuk kursenin as kabuj, orendi dhe vegla pune. Një prej të dyshuarve u kap edhe me kanabis, kurse një tjetër akuzohet për 4 vjedhje brenda vitit.

Grabitjet nga të rinjtë janë kryer gjatë muajve, mars, qershor, gusht dhe e fundit vetëm tre ditësh (17 tetor).

Njoftimi i policisë:

Falë veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në fshatrat përreth, u bë e mundur ndalimi i 3 shtetasve të dyshuar si autorë të disa rasteve vjedhjeje të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, konkretisht:

U ndalua shtetasi M. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 17.10.2025, në fshatin Çukë, ky shtetas ka vjedhur në banesën e një shtetasi disa orendi shtëpiake. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se është autor i dyshuar edhe i disa rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura më herët, konkretisht:

Më datë 24.03.2025, në fshatin Berdenesh, Sarandë, ka vjedhur disa kabuj elektrikë në një magazinë;

Më datë 11.06.2025, në fshatin Berdenesh, ka vjedhur disa vegla pune, me vlerë rreth 50 000 lekë;

Më datë 24.08.2025, në dhomën e një hoteli në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.

Po ashtu, u arrestuan shtetasit A. S., 19 vjeç, dhe M. R., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi janë kapur duke vjedhur pompën e ujit në lokalin e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Sarandë. Gjatë kontrollit personal, shtetasit A. S. iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///

error: