Nga Eva XHAJANKA
Ish-burgu famëkeq i Spaçit, këtë fundjavë u shndërrua në një vend reflektimi, kujtese dhe dialogu, përmes aktivitetit kulturor “Përtej Maskave – Portrete dhe Kujtime”, organizuar nga Tek Bunkeri në kuadër të projektit “Shpirtërim”.
Ky aktivitet mblodhi qindra pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe solli një qasje të re ndaj historisë së dhimbshme të vendit, përmes artit dhe dëshmive autentike.
Ekspozita “Maskat që zbulojnë” solli portrete të ish-të burgosurve politikë dhe ish-punonjësve të burgut, të shoqëruara me dëshmi audio që ekspozonin përjetime personale, duke tejkaluar narrativat e zakonshme.
Ndërsa libri “Terrene – Tetë Vështrime mbi Spaçin” u prezantua si një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin dhe kuptimin e thellë të së kaluarës, duke nxitur dialog të vazhdueshëm mbi të.
Gjatë këtij eventi u shfaq edhe filmi i animuar “Antimuzeu” që eksploroi idenë e lirisë dhe të ëndrrave të ndaluara përmes një gjuhe simbolike dhe artistike.
Ndërsa Biblioteka Njerëzore krijoi një platformë të rrallë ndërveprimi ndërmjet brezave, ku të rinjtë patën mundësi të dëgjojnë rrëfime të gjalla nga ata që përjetuan burgun e Spaçit.
Ky aktivitet u zhvillua nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit me mbështetjen e programit të granteve EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNOPS.
Aktiviteti synon jo vetëm të nderojë kujtesën e të kaluarës, por edhe të nxisë reflektim të shëndetshëm shoqëror dhe ndërtimin e një kulture dialogu rreth historisë dhe lirisë.///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.