SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë.Vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje

Saranda hyri në javën e pestë të aksionit të IMT-së dhe Policisë Bashkiake për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksionet u përqendruan në rrugën e katërt të qytetit dhe në zonën përballë Komisariatit të Policisë, ku u shembën rrethime pallatesh dhe ambiente të improvizuara si kopshte apo trotuare të zëna.

Ka edhe raste kur qytetarët nuk kane marrë njoftime paraprake për prishjet. Ndonëse zyrtarisht bëhet fjalë për ndërhyrje kundër zaptimeve, ka lindur nevoja e një procesi më të qartë paralajmërimi në rastet kur planifokohet prishja e zaptimeve të hapësirave publike të cilat kanë vite si te tilla.

Pakënaqësitë dhe perceptimin për ndërhyrje selektivitet në zbatimin e ligjit do të minimizohen kur shoqërohen me njoftime patraprake dhe ballafaqime me kuadrin ligjor.

Pavarësisht kritikave të shumta nga banorët, Bashkia Sarandë e ka cilësuar aksionin të pandalshëm dhe ka paralajmëruar se ndërhyrjet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Një vëmendje e munguar sa duhet deri më sot nga Policia Bashkiake jane edhe rastet e zënieve të hapësirave publike në trotuaret dhe rruget e Sarandës me “stilin: karrige, stola dhe vazo” të lokalit, kur, njerëzit i detyrojne këto “mburoja” të ecin në rrugen e makinave duke rrezikuar jetën nga aksidentet me makina.

Ajo që pritet nga publiku në vijim janë sistemimet dhe ndërhyrjet bashkiake në hapësirat e “çliruara” që duhet ë shoqërohen me pastrime dhe gjelbërim.///

error: