SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E martë me vranësira dhe reshje shiu të dobëta në shumicën e qarqeve

Për ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të alternuara herë pas here me kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës reshjet do të humbasin gradualisht terren, duke u izoluar vetëm në relievet malore të jugut me intensitet të ulët, për t’u ndërprerë më pas në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe zonat luginore, do të arrijë shpejtësi deri në 20 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2 deri në 4 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë si më poshtë:

QYTETET  
Shkodër14/20Re shi diell
Kukës10/18Re shi diell
Lezhë13/21Re shi diell
Dibër10/17Re shi diell
Durrës13/21Re shi diell
Tiranë15/21Re shi diell
Elbasan13/20Re shi diell
Berat12/21Re shi diell
Vlorë14/20Re shi diell
Korçë7/16Re shi diell
Gjirokastër10/18Re shi diell
Sarandë12/20Re shi diell

error: