SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron zonat në rrezik për përmbytje

Gjatë datave 17–18 nëntor i gjithë territori i vendit pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu, duke rritur rrezikun për përmbytje në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje intensive deri shumë intensive priten në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje intensive priten në Lezhë dhe mesatare deri intensive në Dibër, Durrës dhe Tiranë. Stuhitë mund të sjellin vërshime të shpejta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.

Prurjet në lumenjtë kryesorë, përfshirë Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë, pritet të rriten ndjeshëm gjatë ditëve në vijim.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive dhe strukturave vendore të marrin masa urgjente, duke përfshirë njoftimin e popullsisë së rrezikuar, zhbllokimin e kanalizimeve dhe vënien në gatishmëri të hidrovorëve dhe sistemeve të ujësjellësit.

MM ka kërkuar gjithashtu monitorimin e vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe organizimin e evakuimeve preventive kur të jetë e nevojshme, teksa u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin zonat me rrezik dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC deklarojnë se janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë popullatës.(Eva XHAJANKA).///

error: