Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot në orën 10:00 një seancë plenare.Në seancën e sotme do të shqyrtohet Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”.
Raporti do të lexohet nga kryetari i komisionit hetimor. Më pas do të ketë diskutime ku do të shprehen grupet parlamentare dhe më pas do të votohet.///atsh///
Në seancën e sotme pritet të miratohet procesverbali i seancës plenare të datës 23 korrik si dhe do të bëhet njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota