Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe integrimit europian.
Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarëve mbetet e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë, që frymëzuan lëvizjen studentore.
“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, shprehet Begaj./(Almarina GEGVATAJ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit