Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi se, sipas informatave të marra nga pala greke, edhe të hënën do të ketë bllokim të plotë të aksit rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.
Bllokimi zgjati nga ora 18:00 deri në 21:00 (sipas orës greke), për shkak të protestës së fermerëve në territorin grek.
Gjatë kësaj kohe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa për të gjitha mjetet e tjera trafiku do të jetë i ndaluar.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, duke qenë se protesta e sotme vjen pas disa ditësh të njëpasnjëshme ku i njëjti aks është bllokuar nga demonstratat e fermerëve grekë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI