SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, protestë para Kryeministrisë

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, që prej ditës së djeshme po zhvillon një protestë para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e Kryeministrit Rama.

Protestës së tij iu bashkuan sot në orët e pasdites edhe disa qytetarë si dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Gjatë protestës aktivistët vendosën që të ngrenë çadra, por Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke mos lejuar vendosjen e çadrave.

“Kjo është hapësirë publike dhe është për përdorim nga të gjithë”, nënvizoi policia, teksa ndërhyri për të hequr çadrat.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lapaj theksoi se ata do të vijojnë protestën duke paralajmëruar se do të qëndrojnë aty me javë.

“Erdhën forcat e policisë në një mënyrë krejt barbare, bënë një sjellje e cila i shkon vetëm vendeve që janë në diktaturë”, u shpreh Lapaj.

“Duan të na ndërpresin ne të drejtën tonë për të protestuar se menduan se do të jemi për pak orë, por ne do të qëndrojmë këtu me javë. Nëse ti mendon se duke mos lejuar çadrat, ne nuk do të ikim dhe pa çadra. Do të bëhemi qindra njerëz këtu, ndoshta mijëra dhe do t’i vendosim qindra çadra këtu”, tha Lapaj. (Marseda QEFALIA).///

error: