Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar një amendament në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.
Sipas Zhupës, ky amendament synon të rrisë motivimin profesional të mësuesve dhe të forcojë vlerësimin institucional për rolin e tyre në formimin e brezit të ri, duke e afruar Shqipërinë me standardet e vendeve europiane.
Ajo thekson se shumë shtete të BE-së aplikojnë skema të bonuseve vjetore ose pagë të 13-të për punonjësit e arsimit, si një instrument për të garantuar cilësi dhe stabilitet në këtë sektor.
Aktualisht, skema e pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikim dhe vjetërsi, nuk parashikon një shpërblim vjetor të standardizuar.
Sipas amendamentit, paga e 13-të do të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të çdo mësuesi.
Zhupa argumenton se mësuesit përballen me rritjen e kostove të jetesës, ngarkesë të lartë pune jashtë orarit dhe mungesë motivimi financiar, krahasuar me kategori të tjera të sektorit publik.
Ajo shton se një shpërblim i tillë do të ndihmonte në uljen e largimeve nga profesioni dhe në zbutjen e deficitit të mësuesve në disa profile.
“Ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit tonë arsimor”, thekson deputetja. (Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI