Mbajtja e maskës në mjediset e mbyllura është e detyrueshme dhe mosrespektimi i kësaj mase të marrë nga qeveria dënohet me 20 mijë lekë gjobë.
Kryeministri Edi Rama sërish i është drejtuar me një apel qytetarëve për mbajtjen e maskës.
“MIRËMËNGJES, dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore apo barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID -19 është për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura.
Për parandalimin e përhapjes së COVID-19, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin social, masat e higjienës dhe vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Në çdo subjekt shërbimi për qytetarët duhet të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi./atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri